Projektligji për provimin e maturës shtetërore, që pritet të miratohet edhe në Kuvend, parasheh masa të ashpra ndëshkuese për parandalimin e kopjimit dhe keqpërdorimeve gjatë testimit.
Sipas nenit 24 të projektligjit, çdo qasje e paautorizuar në dokumente të klasifikuara mund të ndëshkohet me gjobë deri në 2 mijë euro për persona fizikë, ndërsa për persona juridikë gjobat arrijnë deri në 15 mijë euro.
Ndërkohë, për zyrtarët apo institucionet që lejojnë apo tolerojnë kopjimin gjatë provimit, parashihen gjoba edhe më të rënda, deri në 20 mijë euro.