Atletico Madridi ka fituar më në fund në La Liga pas një muaji.
Ata mposhtën Athletic Bilbaon, me rezultat 3:2 duke lënë pas krahëve ecurinë negative.
Golat u realizuan nga Antoine Griezmann dhe Alexander Sorloth (2 gola) për Atleticon, ndërsa për mysafirët shënoi Paredes dhe Guruzeta.
Atletico, mbetet e 4-ta me 60 pikë teksa pas disa ditësh e pret një ndeshje e rëndësishme në Ligën e Kampionëve, ndaj Arsenalit.