Një shqiptar i “rrëmben” trofeun PAOK-ut

- Bota Sot

Një shqiptar i “rrëmben” trofeun PAOK-ut

Mbrëmje magjike për portierin shqiptar, të OFI-t Klidman Lilo, i cili arriti të fitonte Kupën e Greqisë, duke triumfuar 2:3 në finale kundër PAOK-ut.

Lilo u hodh në fushë në minutën e 89-të, duke zënë vendin e Kristogeorgos, kur rezultati ishte 1:2 skuadrën e tij, ndërkohë që PAOK barazoi shifrat në 90+7. Dueli shkoi me shtesë, teksa OFI gjeti rrugën e rrjetës në minutën 105+4, na pika e bardhë e penalltisë.

Një fitore historike kjo për ekipin e portierit shqiptar, i cili u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën 120 për vonesë të lojës.

23-vjeçari shqiptar është aktivizuar 8 ndeshje në kampionat në këtë sezon me OFI-n, si dhe 4 në Kupë. Për sa i përket kuqezinjve, Lilo numëron 6 paraqitje me Shqipërinë U-21.



Read it all at Bota Sot