Agjenti i Alvarezit flet për të ardhmen e klientit të tij

- Bota Sot

Agjenti i Alvarezit flet për të ardhmen e klientit të tij

Agjenti i sulmuesit të Atletico Madridit, Julian Alvarezi, ka mohuar kategorikisht çdo kontakt me Barcelonën.

Alvarezi konsiderohet një objektiv i katalanasve, me presidentin Joan Laporta dhe drejtorin sportiv Deco që kanë shprehur publikisht admirimin e tyre për lojtarin.

Megjithatë, agjenti i tij, Fernando Hidalgo, i hodhi poshtë raportimet që sugjeronin se familjarë të lojtarit kishin udhëtuar në Barcelonë për të parë prona.

“1000 për qind e pavërtetë. Askush nga familja nuk ka qenë në Barcelonë. Hera e fundit ka qenë për ndeshjen kundër Atleticos dhe u kthyen në Madrid të nesërmen”, deklaroi ai për “Mundo Deportivo”.

Kontrata e Alvarezit me Atletico Madrid është e vlefshme deri në vitin 2030, duke e bërë të vështirë çdo transferim të mundshëm në afatin e shkurtër.

Alvarezi u transferua tek Atletico më 2024 nga Manchester City, derisa më parë ishte paraqitur për River Platen..



Read it all at Bota Sot