Xhiro e 30-të në Albi Mall Superligë vazhdon sot me tre ndeshje që janë në program për tu zhvilluar.
Padyshim që vëmendja do të jetë në Gjilan, me liderin aktual Dritën që takohet me Llapin që ndodhet në zonën e rënies.
Gjilanasit duan tre pikët për të vazhduar garën për titull, derisa llapjanët udhëtojnë për të shkaktuar befasi.
Ndeshje shumë interesante zhvillohet edhe në Suharekë, me Ballkanin që është nikoqir i Ferizajt.
Vendasit duan fitoren për të vazhduar garën për titull, derisa Ferizaj udhëton për mos tu mposhtur.
Sfidë shumë e fortë luhet edhe në Klinë,me Dukagjinin që është nikoqir i Malishevës, ku dy skuadrat duan fitoren.
Të gjitha ndeshjet e sotme në Superligë fillojnë nga ora 15:00.