Reali informon Comon se do ta riblejë Nico Paz

- Bota Sot

Reali informon Comon se do ta riblejë Nico Paz

Real Madridi duket se ka kompletuar transferimin e parë për sezonin e ri.

Bëhet fjalë për yllin e Comos, Nico Paz i cili ka shkëlqyer në Serie A për dy sezone me radhë.

Kështu raportoi “AS”, ku tha se drejtuesit e Realit veç se kanë njoftuar Comon se do të ushtrojnë të drejtën e riblerjes për argjentinasin, prej 9 milionë eurove.

Këtë sezon, Paz ka bërë deri më tani 37 paraqitje ku shënoi 13 gola dhe bëri 8 asistime me Comon./



Read it all at Bota Sot