Myrto Uzuni rikthehet me supergol te Austin

- Bota Sot

Myrto Uzuni rikthehet me supergol te Austin

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni është rikthyer me gol te Austin. Ai dyfishoi shifrat në minutën e fundit shtesë të pjesës së parë ndaj Houston Dynamo.

Pasi Fakundo Torres fitoi një goditje dënimi në buzë të zonës dhe Joseph Rosales i dha një pasim Uzunit, ky i fundit gjuajti një top të fuqishëm i cili u devijua dhe shkoi në rrjetë.

Rikujtojmë që Uzuni u rikthye në formacionin titullar pasi mungoi në humbjen 5-1 të së mërkurës ndaj San Jose, lider në garën për Supporters’ Shield. Beratasi, blerja rekord e Austin, e çoi bilancin e tij në 3 gola dhe 3 asistime këtë sezon.

Austin me 10 pikë gjendet në vendin e 12-të të Konferencës Lindore, pasi ka regjistruar dy fitore, katër barazime dhe katër humbje deri më tani këtë sezon.

Në fund të sfidës, sulmuesi kuqezi u shpall “Lojtari i Ndeshjes” duke u vlerësuar me notën 8.0.



Read it all at Bota Sot