Xavi ka zbuluar disa prapaskena nga periudha kur ishte timonieri i skuadrës së Barcelonës.
Sipas tij, ishte presidenti Laporta ai që pengoi rikthimin e legjendës Leo Messi në Camp Nou.
“Si trajner i Barcelonës, riktheva Dani Alves dhe u përpoqa të riktheja edhe Neymar, Pedro dhe Messi. Pedro dhe Neymar nuk mundën të firmoseshin për shkak të situatës ekonomike.
Sa i përket Messit, presidenti nuk e donte kthimin e tij. U përpoqëm ta rikthenim Messin në vitin 2023.
Folëm për pesë muaj dhe gjithçka ishte gati, por në fund presidenti tha jo”.