Xhevat Kurti: Ka disa që thonë se fanella e Prishtinës nuk e ka më peshën e dikurshme...

- Bota Sot

Xhevat Kurti: Ka disa që thonë se fanella e Prishtinës nuk e ka më peshën e dikurshme...

Ish futbollisti i mirënjohur, Xhevdat Kurti, ka disa fjalë për klubet me renome, Prishtinën dhe Trepçën.

Kurti ka qenë pjesë e këtyre dy skuadrave më të mëdha në vendin tonë.

Në fakt, tani i dhemb zemra kur i sheh në këtë situatë., Prishtina e pa denjë të luftojë për titull tash e sa vite dhe Trepça është në Ligën e Parë të Kosovës.

“Ka disa që thonë se fanella e Prishtinës nuk e ka më peshën e dikurshme… ndoshta kanë të drejtë por vetëm pjesërisht.

Sepse pesha e fanellës nuk humbet vetë. Ajo bie kur vishet pa përgjegjësi. Fanella e Prishtinës nuk është thjesht një copë shtofi, është histori, krenari dhe obligim.

E njëjta vlen edhe për fanellën e Trepçës, ajo nuk plaket, nuk dobësohet. Dobësohet vetëm kur nuk respektohet.

Nuk është çështja a ka humbur peshë fanella… por kush po e vesh dhe a e meriton ta mbajë mbi supe?!”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në facebook.



Read it all at Bota Sot