Për çka po i ruan lojtarët kryesorë!? Llapi po rrezikon të bie nga liga por paraqitet me disa rezervistë ndaj Dritës!
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Dritës dhe Llapit.
Drita është në garë për titullin e kampionit, ndërsa në anën tjetër Llapi po lufton për mbijetesë në elitë.
Megjithatë, ajo që bie në sy është fakti se, pavarësisht rëndësisë së madhe të këtij takimi për sigurimin e mbijetesës, trajneri Tahir Batatina ka vendosur të paraqitet me disa lojtarë rezervë në këtë përballje.