KF Liria nga Çerkezi atakon balotazhin në Ligën e Kumanovës!

- Bota Sot

KF Liria nga Çerkezi atakon balotazhin në Ligën e Kumanovës!

KF Liria nga Çerkezi i Kumanovës ka shënuar dje fitore të rëndësishme duke mposhtur Kozjakun me rezultat 1:0, në kuadrin e javës së 13-të të parafundit në Ligën komunale futbollistike të Kumanovës, grupi B.

Golin e vetëm dhe që kishte vlerën e tre pikëve e shënoi kapiteni Serkan Islami.

Me këtë fitore Liria renditet në vendin e dytë me 21 pikë, me një bilans prej 6 fitore, 3 barazime dhe tre humbje.

Vendi i dytë mundëson pjesëmarrjen në ndeshjen e balotazhit.

Në javën e fundit, Liria takohet me Makedonija nga Agino Sello, të cilën e ke konkurrente për vendin e dytë që çon në play-off. Makedonija aktualisht ka 20 pikë dhe një ndeshje më pak se Liria..



Read it all at Bota Sot