Tifozi i Arsenalit i ‘bërtet’ Guardiolas

- Bota Sot

Tifozi i Arsenalit i ‘bërtet’ Guardiolas

Manchester City arriti në finalen e katërt radhazi të Kupës FA pasi u rikthye nga disavantazh për të mposhtur Southamptonin me rezultatin 2:1.

Megjithatë, një skenë para ndeshjes tërhoqi vëmendje të veçantë. Kur stafi dhe lojtarët e Cityt mbërritën në Wembley, përpara se të hynin në stadium, kishte shumë tifozë përgjatë korridorit nga i cili po kalonin. Megjithatë, jo të gjithë ishin në anën e Citizens.

Një burrë, me sa duket një tifoz i Arsenalit, duke i bërtitur Pep Guardiolës. “Pep, lejo Arteta-n (trajneri i Arsenalit) të fitojë ligën. Ke fituar mjaftueshëm. Le të fitojë Arteta diçka. Të mallkoftë, të urrej! Ma ke shkatërruar jetën!“.

City dhe Arsenali janë në një betejë të ashpër për titullin e Premierligës angleze, të cilin Arsenali nuk e ka fituar që nga viti 2004 .

“Topçinjtë” janë aktualisht në vendin e parë me një avantazh prej tre pikësh ndaj rivalëve të tyre, por kanë edhe një ndeshje më shumë të zhvilluar.



Read it all at Bota Sot