Tifozët “Shqiponjat e Zeza” reagojnë pas incidentit të djeshëm me tifozët e Prishtinës së Re, në kuadër të elitës së futbollit të Kosovës.
Cila është arsyeja e këtij reagimit?
Ndeshja mes Prishtina e Re dhe Drenicës nisi me tension që në minutat e parë.
Provokimet nga stafi vendas dhe disa shikues nuk pushuan gjatë gjithë lojës, duke e çuar atmosferën drejt përplasjes.
Pas vërshëllimës së fundit, situata shpërtheu. Jashtë stadiumit pati sulme me gurë dhe rrëmujë totale. Ajo që nisi si një ndeshje futbolli, u kthye në një përballje të ashpër në rrugët e Hajvalisë.
Në mes te problemit një qytetar nga Skenderaj — thjesht një shikues, jo pjesë e asnjë grupi — ndërhyri për të ndarë palët. Por në atë moment ne mënyrë tinëzake, ai mbeti i lënduar ne krah nga një thikë”, thuhet nga “Shqiponjat e Zeza”.