Ballkani i Therandës iu kthye rezultateve pozitive duke e mposhtur me rezultat 3:0 skuadrën Ferizaj.
Ferizajasit pësuan një humbje që e thellon edhe më shumë krizën e tyre në kampionat.
Golat për Ballkanin i realizuan Giovanni në minutën e 21-të, Serebe në minutën e 77-të e Diar Vokrri (88’).
Pas javës së 30-të në elitën e futbollit të Kosovës, Ballkani renditet në vendin e dytë me 52 pikë, ndërsa Ferizaj ndodhet në pozitën e 9-të me 33 pikë.
Ferizajn e pret një punë shumë e vështirë në luftën për mbijetesë, ndërsa Ballkani mbetet fuqishëm në garë për titullin kampion.