Dukagjini tronditet në fund nga Malisheva duke pësuar humbje me rezultat 1:0 në kuadër të javës së 30-të të elitës së futbollit të Kosovës.
U zhvillua një ndeshje e mirë, por me vëtëm një gol në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Tre pikë të mëdha për mysafirët, ndërsa për vendasit është humbje e rëndë.
Qemajl Ibishi shënoi në minutën e 90+5.
Malisheva renditet në vendin e tretë me 46 pikë.
Nga ana tjetër, KF Dukagjini ndodhet në vendin e gjashtë me 38 pikë, 5 pikë larg vendit të nëntë, që dërgon një rang më poshtë.