Trajneri fal Keidi Baren:

- Bota Sot

Trajneri fal Keidi Baren:

Keidi Bare ishte pjesë e një incidenti fundjavën e shkuar duke qenë se zëvendësimi nuk u prit mirë dhe u përfshi në një tension me trajnerin dhe tifozët.

Megjithatë mediat spanjolle bënë të ditur se mesfushori i kishte kërkuar falje trajnerit të tij në stërvitje dhe një ditë më vonë, ka folur edhe para skuadrës ku ka kërkuar falje për veprimin e bërë sidomos për faktin se te Real Zaragoza, ai ëshët edhe zv.kapiten i skuadrës.

Së fundmi, trajneri i Zaragozës, David Navarro ka folur para mediave për këtë situatë duke e konsideruar temë të mbyllur.

“Çështja as nuk është diskutuar. Është thjesht pjesë e lojës. Plotësisht e natyrshme. Unë duhet të marr vendime, unë mora një, dhe është brenda sferës së mundësisë.

Ekipi e kupton se kjo është bërë duke pasur parasysh të mirën e ekipit, edhe nëse ka përparësi mbi interesat individuale”, tha trajneri për incidentin duke lënë të kuptohet se nuk janë marrë masa administrative për mesfushorin shqiptar.



Read it all at Bota Sot