Josa nuk "ngopet" me fitoren ndaj Teutës

- Bota Sot

Josa nuk "ngopet" me fitoren ndaj Teutës

Bylis ka fituar në Ballsh përballë Teutës me rezultatin 2-0, në kuadër të javës së 33-të në Abissnet Superiore. Golat e Eminit dhe Camaras ishin vendimtar në këtë duel duke i dhuruar tri pikë të rëndësishme ballshiotëve në luftën për mbijetesën

Nga stadiumi "Adush Muçaj", pas ndeshjes ka folur dhe trajneri fitues, Mirel Josa. 

"Tirana? Nuk kemi ndejtur shumë për Tiranën. Tirana fitoi, bëri punën e vetë siç ne e bëmë. Luajtëm ndershëm për mënyrën si fituam. Nga puna ime nuk jam shumë i kënaqurm për situatën, pavarësisht fitores. 

Ndryshimet? Unë për këtë gjë sjam i kënauqr, na bëri Teuta të shkojmë në ato pozita. Duhet ta menaxhonim më mirë, sidomos 20 minutat e pjesës së parë. Nuk kishim kthimet e mesfushorëve në kohën e duhur. Skuadra e Teutës po luftonte për topin. Nëse e patë dhe pjesën e parë, shpërdoruan dhe një rast.

Stoiolov? Ka pasur një tërheqje të gradës së parë në ligamentin e gjurit dhe smund të rrezikonim. E futëm në atë pjesë të lojës dhe për ne është një mundësi më shumë.

Strategji edhe për ndeshjet e tjera? Ishte e thjesht, në qoftë se do të kishim Përndrecën do të ishte më ndryshe.

Kalendari? Në disavantazh me rivalët për mbijetesë?

Këtu më bëre pyetje të vështirë. Në disavantazh nuk e shoh pasi problemin e shoh te vetja. Për të dhënë një entuziasëm më të madh për t’a çuar punën deri në fund", tha Josa.



Read it all at Bota Sot