Bylis ka marrë një fitore tejet të rëndësishme përballë Teutës, në kuadër të javës së 33-të në Abissnet Superiore.
Nga stadiumi “Adush Muçaj”, ballshiotët morën kryesimin e sfidës që në minutën e 3-të të takimit përmes mbrojtësit Emini, i cili u gjet me fat në zonë dhe shënoi në portën e Selmanit.
Përpjekjet e durrsakëve ishin të shumta dhe me raste flagrante nga Zogos dhe Kotobelli të cilët iu afruan rrezikshëm golit, por gjetën përballë një Ozols të pakalueshëm.
Miqtë e gjetën falë shumë tentativave rrjetën përmes Zogos, por pas kontrollit në sistemin VAR, arbitri Enea Jorgji vendosi për anullimin e tij, duke lënë në fuqi rezultatin 1-0.
Në minutat e fundit, pati vend dhe për golin e sulmuesit Camara, i cili përballë me porterin Selmani s’e pati të vështirë të çonte topin në fundin e rrjetës.
Me këtë rezultat, Bylisi shkon në vendin e 8-të në kuotën e 35 pikëve dhe parakalon Vorën në renditje, ndërsa Teuta mbetet në vendin e 6-të me 38 pikë.
Bylis 2-0 Teuta (Emini 3, Kamara 90+4)
"Abissnet Superiore": Java e 33