Fitorja e rëndësishme, lojtari që vulosi rezultatin te Bylisi tregon sekretin

- Bota Sot

Fitorja e rëndësishme, lojtari që vulosi rezultatin te Bylisi tregon sekretin

Abubakar Kamara foli pas fitores 2 me 0, që Bylisi mori përballë Teutës në stadiumin “Adush Muçaj”.

24-vjeçari ishte pikërisht lojtari që vulosi fatin e takimit të vlefshëm për javën 33.

“Fillimisht dua të falenderoj se është hera e dytë që e marr këtë çmim.

Sekreti mund të them se është Zoti pasi unë falem dhe i dedikoj çdo gjë atij.

Ndihem mirë me 3-5-2, pasi më takon të luaj lart më shumë.

Për momentin jam në kontratë me Bylisin, i fokusuar tek ekipit dhe te qëllimet e tij. Pastaj do të shohim”, u shpreh Kamara.



Read it all at Bota Sot