Rashfordi do të ishte më i ‘lumtur’ që të marrë pagë më të vogël te Barça

- Bota Sot

Rashfordi do të ishte më i ‘lumtur’ që të marrë pagë më të vogël te Barça

Marcus Rashfordi është i gatshëm të pranojë një pagë më të ulët për të qëndruar te Barcelona në mënyrë të përhershme, në vend që të rikthehet te Manchester Unitedi këtë verë.

Sulmuesi anglez ka rindërtuar reputacionin e tij në “Camp Nou” pas huazimit nga Unitedi verën e kaluar dhe ka qenë i rëndësishëm nën drejtimin e Hansi Flickut.

Ai ka kontribuar me gola dhe asistime mesatarisht çdo 92 minuta për Barcelonën këtë sezon, duke ndihmuar në garën për titull në La Liga.

Forma e tij është reflektuar edhe në statistika, me 13 gola në të gjitha garat, përfshirë një gol vendimtar në fitoren 2-0 ndaj Getafes.

Megjithatë, një transferim i përhershëm mbetet i ndërlikuar për shkak të situatës financiare të Barcelonës.

Sipas analistit Guillem Balague në “BBC”, Rashfordi është i gatshëm të fitojë më pak në Spanjë sesa në Angli, por klubi duhet të vlerësojë me kujdes nëse mund të përballojë marrëveshjen nën rregullat strikte të “Fair Play financiar”.

Drejtuesit e klubit po e shqyrtojnë marrëveshjen në krahasim me objektiva të tjerë të merkatos, pasi disa figura brenda klubit mendojnë se fondet mund të përdoren më mirë diku tjetër.

Pavarësisht kësaj, burime pranë lojtarit thonë se ai është plotësisht i përkushtuar ndaj projektit dhe e sheh këtë si çështje kohe dhe negociatash, duke pranuar se situata është pjesë normale e bisedimeve në futbollin e nivelit të lartë në Spanjë.

Nën drejtimin e Flickut, Rashford është përdorur si pjesë rotacioni në një skuadër shumë konkurruese, ku vetëm Lamine Yamal ka luajtur më shumë minuta mes sulmuesve.

Ai ka treguar gjithashtu një pjekuri të re duke pranuar konkurrencën e fortë për vend në formacionin titullar.



Read it all at Bota Sot