Llapi reagon

- Bota Sot

Llapi reagon

Klubi i futbollit Llapi nga Podujeva ka reaguar për zhvillimet e fundit, sidomos pas disa deklaratave skandaloze që sot qarkulluan në rrjetet sociale me “shitjen e ndeshjeve” të futbollit.

“Duke parë disa deklarata dhe komente të fundit në publik dhe në media, ndiejmë obligim që të sqarojmë opinionin.

KF Llapi ka strukturë të qartë drejtuese dhe vetëm përfaqësuesit zyrtarë të klubit kanë të drejtë të flasin në emër të tij. Çdo deklaratë apo koment individual nga persona të paautorizuar nuk përfaqëson qëndrimin e klubit dhe nuk duhet të lidhet me KF Llapin.

Kërkojmë nga të gjitha mediat, portalet dhe televizionet që të jenë të kujdesshme dhe të mos përfshijnë klubin tonë në deklarata të individëve që nuk janë pjesë e strukturave zyrtare, duke shmangur kështu dezinformimin e opinionit.

Theksojmë se si klub nuk mund të ndalojmë askënd nga shprehja e mendimit personal, por çdo qëndrim i tillë mbetet individual dhe nuk ka lidhje me klubin tonë.

Përfaqësuesit zyrtarë të KF Llapi janë:

Beqir Batatina (Kryetar), Bahri Ademi (Nënkryetar), Tahir Batatina (Drejtor gjeneral), Shahin Blakçori (Drejtor për diasporë), Muhamet Batatina (Drejtor Menaxhues), Muhamet Rexhepi (Menaxher i ekipit/Sekretar) dhe Petrit Miftari (Zyrtar për marëdhënie me publikun).

Çdo keqpërdorim i emrit të klubit apo atribuim i deklaratave të rreme në emër të KF Llapi do të trajtohet me seriozitet dhe mund të pasohet me masa ligjore.

KF Llapi mbetet i përkushtuar ndaj korrektësisë, transparencës dhe respektit ndaj opinionit publik”, ka reaguar Zyra për marrëdhënie me publikun e KF Llapit.



Read it all at Bota Sot