Teuta siguron “Final 4”, Apolonia ndal Vllazninë në Shkodër

- Bota Sot

Teuta siguron “Final 4”, Apolonia ndal Vllazninë në Shkodër

Java e 16-të e kampionatit të vajzave uli siparin këtë të diel, duke dhuruar katër përballje të luftuara gjatë gjithë fundjavës.

Teuta është skuadra e fundit që siguron matematikisht një vend në “Final 4”, pas fitores bindëse 3-0 ndaj Partizanit në stadiumin “Arena e Demave”.

Një sfidë e balancuar në pjesën e parë, e mbyllur me avantazhin minimal të durrsakeve, ndërsa në fraksionin e dytë Teuta vulosi fitoren me edhe dy gola të tjerë.

Në “Loro Boriçi”, Vllaznia dhe Apolonia ndanë pikët në një duel të luftuar që përfundoi 1-1. Fieraket kaluan në avantazh që në minutën e 3-të, ndërsa shkodranet reaguan në fund, duke barazuar shifrat në minutën e 80-të dhe duke shmangur humbjen në shtëpi.

Fitore spektakolare regjistroi edhe Gramshi, që mposhti 8-0 Atletik Klub, duke u ngjitur në vendin e dytë me 32 pikë, në kuotë të barabartë me Apoloninë.

Ndërkohë, në ndeshjen përmbyllëse të javës, Kinostudio triumfoi 3-1 ndaj Egnatias.



Read it all at Bota Sot