Milani-Juventus është supersfida e kësaj jave në Seria A.
Takimi për javën 34 do të nisë në orën 20:45.
Të dyja ekipet luajnë me objektivin për të forcuar pozitat në zonën Champions.
Milani si vend i tretë numëron 3 pikë më shumë se Juventusi.
Formacionet për sfidën në “San Siro” janë publikuar. Juventusi ka në stol ndër të tjerë edhe Zhegrova, Jilldiz dhe Vlahoviç.