Lideri i Ligës së Dytë të Malit të Zi është përsëri skuadra shqiptare Otrant Olimpik nga Ulqini, e cila shfrytëzoi humbjen e Grbaljit dhe ka një pikë më shumë se skuadra nga Radanoviqi.
Otrant nga Ulqini arriti fitoren e katërt radhazi në një duel me Llovçenin me rezultat 2:1.
Valentin Rudoviq i dha epërsinë skuadrës së Milija Savoviq në minutën e 25-të, kurse Lazar Lambuliq e shtoi epërsinë në 2:0 deri në fund të pjesës së parë, dhe Bojan Paviçeviq shënoi për skuadrën nga Cetinja në minutën e 58-të.
Grbalj humbi ndaj Igallos 1:0 në shtëpi.
Tre vendet e para
1. Otrant-Olympic 31 19 4 8 70:27 61
2. Grbalj 31 19 3 9 53:33 60
3. Iskra 31 14 11 6 39:27 53