NATO ka nisur sot një vizitë zyrtare dyditore në Kosovë, ku pritet të qëndrojë një delegacion i Komitetit Ushtarak.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë vizitës do të ndërmarrë masa për ruajtjen e rendit publik dhe menaxhimin e trafikut gjatë lëvizjes së eskortës zyrtare.
Sipas njoftimit, në disa segmente rrugore do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit dhe orientim të trafikut në rrugë alternative, në varësi të itinerarit të delegacionit.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe respektim të udhëzimeve gjatë zhvillimit të vizitës zyrtare.