Arrestohet një person në Nashec të Prizrenit, dyshohet për su*lm ndaj një zyrtari

- Gazeta e Prizrenit

Arrestohet një person në Nashec të Prizrenit, dyshohet për su*lm ndaj një zyrtari

Prizren, 26 prill 2026 – Një person është arrestuar në fshatin Nashec të Prizrenit, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 26.04.2026 rreth orës 10:10. I dyshuari, mashkull kosovar, është ndaluar nga autoritetet policore, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në raportin policor nuk është specifikuar se për cilin person zyrtar bëhet fjalë.

Ndërkohë, ndalimi i të dyshuarit është konfirmuar edhe nga raporti i Prokurorisë Themelore në Prizren. / Gazeta e Prizrenit 



Read it all at Gazeta e Prizrenit