Legjenda e Realit del kundër rikthimit të Mourinhos

- Bota Sot

Legjenda e Realit del kundër rikthimit të Mourinhos

Legjenda e Real Madridit, Guti, ka dalë kundër idesë së një rikthimi të José Mourinhos në “Santiago Bernabéu”, në një moment kur po shtohet gjithnjë e më shumë presioni mbi trajnerin aktual Álvaro Arbeloa.

Sipas Gutit, edhe pse Mourinho mbetet një trajner i madh, koha e tij më e mirë tashmë ka kaluar dhe klubi duhet të shikojë opsione të tjera për të ardhmen, shkruan “Marca”.

Ai ka theksuar se, megjithëse José Mourinho mbetet një emër i madh në futboll, performancat e tij të fundit nuk janë në nivelin e periudhës së parë te Real Madridi.

Mourinho është trajner i madh, por mendoj se faza kulmore e tij nuk është tash, në aspektin që ai vjen nga Fenerbahçe, ndërsa e mori Benfican në një moment mjaft të keq dhe mendoj se ka trajnerë në situatë më të mirë sesa që do të ishte angazhimi i Mourinhos tash”, deklaroi Guti.

Ndërkohë, situata në klub është e tensionuar edhe për shkak të formës së ekipit nën drejtimin e Álvaro Arbeloas, i cili po përballet me presion të madh pas rezultateve të fundit.

Debati për të ardhmen e bankinës së Real Madridit është intensifikuar, me disa zëra brenda klubit që e kërkojnë një profil më modern dhe stabil për ta udhëhequr skuadrën në sezonet e ardhshme.

Guti gjithashtu thekson se Real Madridi duhet të shmangë vendime të bazuara në nostalgji dhe të fokusohet në trajnerë që janë aktualisht në formë të lartë dhe të përshtatshëm për projektin afatgjatë të klubit. 



Read it all at Bota Sot