Gur-letër-gërshërë, ish-gjyqtari zbulon kodet e fshehta në dhomën e VAR-it

- Bota Sot

Gur-letër-gërshërë, ish-gjyqtari zbulon kodet e fshehta në dhomën e VAR-it

Ish-gjyqtari italian Pasquale De Meo ka hedhur akuza të rënda për ndërhyrje të dyshuara në sistemin VAR në futbollin italian, duke përmendur edhe rolin e ish-përcaktuesit të gjyqtarëve Gianluca Rocchi. Në një intervistë për AGI, ai ka deklaruar se ekzistonte një lloj komunikimi i fshehtë përmes gjesteve, që sipas tij ishte i njohur brenda industrisë.

Sipas De Meos, gjatë takimeve javore të gjyqtarëve vendoseshin kode specifike për komunikim me stafin e VAR-it. Ai përmendi si shembull gjestin “gur-letër-gërshërë”, që sipas tij përdorej për të sinjalizuar korrigjimin e vendimeve të konsideruara të gabuara gjatë ndeshjeve.

"Ato ishin gjeste të vendosura në takimet private të gjyqtarëve që mbaheshin çdo javë. Për shembull, një ishte gjesti gur-letër-gërshërë ", shpjegon De Meo.

Ish-gjyqtari theksoi se praktika e përdorimit të gjesteve nga dritaret ishte bërë e zakonshme dhe e njohur për shumëkënd në sistem. Ai paralajmëroi se nëse këto pretendime konfirmohen, do të përbënin shkelje të rëndë të protokollit, pasi sistemi VAR dhe AVAR duhet të funksionojnë në mënyrë të pavarur pa ndërhyrje nga jashtë.

Në fund, De Meo u shpreh se është i kënaqur që çështja tashmë është në duart e organeve të drejtësisë, duke theksuar se pret një proces të paanshëm për të sqaruar atë që ai e cilëson si një situatë që mund të ketë ndikuar në rrjedhën e kampionatit në Serie A.



Read it all at Bota Sot