UEFA “izolon” trajnerin e Bajernit, zbulohet rregullorja që duhet të ndjekë Kompani ndaj PSG-së

- Bota Sot

UEFA “izolon” trajnerin e Bajernit, zbulohet rregullorja që duhet të ndjekë Kompani ndaj PSG-së

Vinsent Kompani do të mungojë në ndeshjen e parë, që Bajern Mynih do të luajë përballë PSG-së. Trajneri i bavarezëve është i pezulluar për shkak kartonësh, ndërsa mungesa e tij konsiderohet e madhe për mënyrën si vepron gjatë ndeshjeve.

Fillimisht i lejohet të udhëtojë me ekipin drejt stadiumit, për të qenë aty rreth 90 minuta para fillimit të ndeshjes. Sapo autobusi të mbërrijë, duhet të ndahet menjëherë me lojtarët dhe nuk mund të hyjë në dhomën e zhveshjes.

Kompani mund të marrë pjesë në deklaratat para mediave, por nuk duhet të ketë kontakt me lojtarët. Po ashtu gjatë ndeshjes do të ndodhet në tribunë ku një zyrtar i UEFA-s është caktuar, që rregullorja e pezullimit të ndiqet.

Kompani është i ndaluar për çdo komunikim të mundshëm përmes telefonit. Kjo është arsyeja, përse Bajerni ka nesër një mungesë të rëndësishme në transfertën e Francës.



Read it all at Bota Sot