Milan në kërkim të një sulmuesi, edhe Gonçalo Ramos, në listën e Igli Tares

- Bota Sot

Milan në kërkim të një sulmuesi, edhe Gonçalo Ramos, në listën e Igli Tares

Verën e ardhshme Milani përgatitet për një revolucion në repartin ofensiv për të siguruar të paktën një sulmues të një niveli të lartë. Emrat në listën e dëshirave janë shumë dhe mes tyre figuron ai i Gonçalo Ramos dhe ai që e konfirmon këtë është gazetari Andrea Losapio.

Portugezi është në radhët e Paris Saint Germain me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2028, por është pranë largimit nga kryeqyteti francez dhe në kërkim të sfidave të reja. Për më tepër ai ka edhe një pagë prej rreth 3 milionë euro në vit dhe këtë sezon ai ka shënuar 12 gola në 41 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Por nuk është vetëm sulmi në vëmendjen e drejtuesve të Milanit që duket se kanë vënë në shënjestër edhe mbrojtësin e krahut Alejandro Grimaldo, aktualisht pjesë e Bayer Leverkusen. Vetë spanjolli foli në lidhje zërat e merkatos që po qarkullojnë rreth tij.

‘Unë jam i lumtur te Leverkusen, por në verë ndodhin mijëra gjëra…për më tepër në futboll gjithçka ndryshon shumë shpejt-tha Grimaldo-te Bayerni nuk më mungon asgjë, klubi ka besim te unë, por Milani është një prej klubeve të mëdha në Itali me një stadium, tifozeri dhe skuadër të jashtëzakonshme. Por unë në Gjermani jam me të vërtetë i kënaqur. Të shohim…Ne futbollistët duam të luajmë te klubet më të mirë në botë dhe Milani është një skuadër historike. Flasim për një klub të lufton gjithnjë pët të fituar. Në sytë e mi Milani është një klub tërheqës’.



Read it all at Bota Sot