Griezmann dhe penalltia e vitit 2016: E vetmja mënyrë për ta kaluar është ta fitojmë këtë vit

- Bota Sot

Griezmann dhe penalltia e vitit 2016: E vetmja mënyrë për ta kaluar është ta fitojmë këtë vit

Antoine Griezmann nuk e ka harruar ende penalltinë e humbur në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2016 kundër Real Madridit, një moment që vazhdon ta ndjekë edhe sot sulmuesin e Atlético Madridit.

Në një intervistë për UEFA-n, francezi e ka pranuar se ajo ngjarje mbetet një nga kujtimet më të vështira të karrierës së tij dhe se mënyra e vetme për ta tejkaluar plotësisht atë dhimbje është fitimi i kompeticionit këtë sezon.

“Nuk është diçka për të cilën mendoj çdo ditë, por sa herë flasim për Champions Leaguen me miq apo shokë skuadre, gjithmonë del ai moment, ai i 2016-ës, penalltia”, kujtoi Griezmann.

Ai shtoi se një triumf në Evropë këtë vit do të ishte mënyra më e mirë për ta shëruar një plagë të thellë:

“E vetmja mënyrë për ta kaluar është ta fitojmë këtë vit.”

Griezmann e theksoi gjithashtu lidhjen e tij të fortë me Atlético Madridin, duke e përshkruar marrëdhënien me klubin si diçka më shumë se thjesht dashuri për futbollin.

Ai e vlerësoi edhe trajnerin Diego Simeone, duke thënë se puna me të ka qenë vendimtare në karrierën e tij dhe se lidhja mes tyre shkon përtej fushës së lojës.

Sulmuesi francez vazhdon të jetë një nga figurat kryesore të Atlético Madridit dhe mbetet i fokusuar në objektivin e madh: fitimin e Champions Leagues. 



Read it all at Bota Sot