I pandalshëm këtë sezon

- Bota Sot

I pandalshëm këtë sezon

Kapiteni Bruno Fernandesh ka barazuar rekordin e madh të Kristiano Ronaldos te Mançester Junajtid.Mesfushori dha asistimin e tij të 19-të të sezonit në Premier Ligë gjatë ndeshjes së javës së 34-të kundër Brentfordit, të fituar me rezultat 2-1 nga Djajtë e Kuq.

31-vjeçari tani është vetëm një asistim larg thyerjes së rekordit të të gjitha kohërave të ligës në një sezon të vetëm.

Me këtë kontribut të fundit, portugezi tani ka 140 përfshirje në gol (70 gola dhe 70 asistime) e barabartë me totalin e arritur nga Ronaldo (103 gola dhe 37 asistime) gjatë kohës së tij në Mançester.

Me katër ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit, Fernandesh pritet të kalojë rekordin e Ronaldos dhe të shkruaj emrin e tij me shkronja të arta në historinë e Junajtid.



Read it all at Bota Sot