Deputetja e VV’së opozitës: Nëse s’vijnë në seancë, na takon me ua tregu edhe njëherë vendin

- Bota Sot

Deputetja e VV’së opozitës: Nëse s’vijnë në seancë, na takon me ua tregu edhe njëherë vendin

Deputetja e LVV’së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni i është drejtuar partive opozitare, duke thënë se nëse nuk marrin pjesë në seancën që pritet të fillojë pas pak, i takon pushtetit që t’ua tregojë edhe një herë vendin.

“Uroj që në seancën që pritet të fillojë pas pak, opozita të jetë prezente dhe të marrë pjesë në votim.

Në të kundërtën, na takon t’ua tregojmë edhe një herë kësaj opozite se ku e kanë vendin”, ka shkruar Hyseni.

Shkrimi i plotë:

Kanë kaluar më shumë se 70 ditë që nga konstituimi i Kuvendit dhe votimi i Qeverisë Kurti 3. Që të dyja këto procese, rodhën pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit kur qytetari foli qartë.

Opozita, njejtë si vitin a kaluar, po vazhdon me bllokadë.

Provuam të gjenin mundësi bashkëpunimi. I ofruam mundësi për marrëveshje politike. I lamë të hapur mundësinë e propozimit të emrave të tyre për president. Asnjërin nga këta hapa nuk e ndërmorrën. I tërhoqëm dy kandidaturat tona, për ti hapur rrugë të propozuarve të tyre. Madje edhe nënshkrimey tona për tre sosh nga ta ia ofruam. Nuk e pranuan as këtë.

Prapë ne propozuam zonjën Feride Rushiti, figurë jo partiake, me një përfaqësim dinjitoz si brenda vendit poashtu edhe jashtë vendit. As këtë nuk po e pranojnë. Sepse nuk duan zgjidhje. Po duan ta dërgojnë vendin në zgjedhje të reja, kinse të tjerë qytetarë do të votonin në këtë proces të ri zgjedhor.

Uroj që në seancën që pritet të fillojë pas pak, opozita të jetë prezente dhe të marrë pjesë në votim. Në të kundërtën, na takon tua tregojmë edhe një herë kësaj opozite se ku e kanë vendin.



Read it all at Bota Sot