Skuadra e Real Madridit është duke kërkuar një trajner të ri për sezonin 2026/27.
Duket se Florentio Perez nuk do të besojë Alvaro Arbeloas-it dhe tashmë ka filluar të bëjë një listë trajnerësh, shkruan Indeksonline
Siç raporton “The Athletic”, presidenti i Real Madridit e konsideron favorit Jose Mourinhon.
Trajneri i Benficas mund të largohet për vetëm tre milionë euro nga skuadra portugeze.
63-vjeçari është favorit kryesor për t’u emëruar trajner i Real Madridit dhe kjo do ishte hera e dytë në karrierë.