Arsim Abazi merret vesh me Dinamon, do ta drejtojë Ferizajn

- Bota Sot

Arsim Abazi merret vesh me Dinamon, do ta drejtojë Ferizajn

Lajmi i mirë!

Arsim Abazi dhe Dinamo e Ferizajt kanë gjetur gjuhë të përbashkët, duke hapur rrugën që Abazi të marrë drejtimin e klubit tw futbollit Ferizaj.

Dinamo ka vendosur ta lirojë trajnerin, duke mundësuar kështu rikthimin e tij në pankinën e Ferizajt.

Lajmin e ka bërë të ditur Lulzim Abazi, kryetar i klubit ferizajas. Ai konfirmoi se marrëveshja është arritur dhe se tashmë Ferizaj mund të vazhdojë punën me trajnerin e ri në krye të skuadrës.

Ferizaj kishte mbetur pa trajner për dy ndeshje të rëndësishme, në përballjen për Kupë ndaj Llapit, dhe më pas në ndeshjen kampionale ndaj  Ballkanit.

Tani, me rikthimin e Abazit në krye, Ferizaj pritet të marrë frymë më lirshëm dhe të fokusohet në objektivin kryesor, sigurimin e mbijetesës në kampionat. 

Një tjetër sukses i madh për klubin është edhe arritja në finalen e Kupës së Kosovës, që konsiderohet rezultat i punës së madhe të drejtuesve të klubit, në veçanti të kryetarit Lulzim Abazi.



Read it all at Bota Sot