Ardon Jashari, edhe pse është shpallur lojtari më i mirë i kampionatit belg, te Milani konsiderohet vetëm si opsioni i tretë për mesfushën në këtë fazë të sezonit.
Mesfushori zviceran e kishte bërë një sezon të jashtëzakonshëm me Club Brugge, duke u vlerësuar si një nga lojtarët më të mirë të Jupiler Pro League, por kjo nuk e ka ndryshuar plotësisht hierarkinë e objektivave te klubi kuqezi.
Sipas raportimeve, drejtuesit e Milanit kanë përparësi të tjera në mesfushë, ndërsa Jashari mbetet një profil i ndjekur dhe i vlerësuar, por jo zgjedhja kryesore për momentin, shkruajnë mediat italiane.
Megjithatë, vlerësimi për të brenda klubit mbetet i lartë, sidomos për shkak të cilësive të tij teknike, fizikës dhe aftësisë për të mbuluar role të ndryshme në mesfushë.
Në Belgjikë, Jashari e kishte konfirmuar statusin e tij si lider i ekipit, duke u shpallur edhe si lojtari më i mirë i sezonit, çka e bën atë një nga emrat më interesantë për merkaton e verës.
Mbetet për t’u parë nëse situata do të ndryshojë në javët e ardhshme, por për momentin, te Milani ai nuk është prioritet absolut.
Flitet se interesim për përfaqësuesin zviceran ka shfaqur Juventusi.