Provokohen rëndë shqiptarët në stadiumet e Maqedonisë së Veriut

- Bota Sot

Provokohen rëndë shqiptarët në stadiumet e Maqedonisë së Veriut

Maqedonia e Veriut vijon të krijojë një ambient të vështirë politik, që duket se së fundmi është bërë edhe pjesë e sportit.

Në ndeshjen e luajtur para dy ditësh mes Vardarit dhe Tikvesh (7:0), e vlefshme për kampionatin e Maqedonisë së Veriut, është regjistruar një tjetër incident i rëndë kundër shqiptarëve.

Tifogrupi ultras i ekipit të Vardarit, “Komiti”, janë dëgjuar të thonë në kor:

“Shqiptari i vdekur është shqiptari i mirë”.

Pamjet e koreve antishqiptare u publikuan në faqen online “Patriotski drustvo”, por u hoqën pas rreth 30 minutave.

Këto thirrje nuk janë një risi në stadiumet e Maqedonisë së Veriut, por këtë herë vijnë pas protestave të shumta të studentëve shqiptarë në vendin fqinj, që kërkojnë të japin provimet në gjuhën shqipe.

Në lidhje me incidentin e tifozëve të Vardarit, Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi se është kryer vepër penale “dhunë dhe sjellje e pahijshme në ndeshje sportive”, për të cilën parashihet gjobë me vlerë 600-1000 euro për personat fizikë, ndërsa 1500- 5000 euro për klubin nëse nuk parandalon një sjellje të tillë.



Read it all at Bota Sot