Interi gati të festojë titullin kampion pas 40 vitesh në shtëpinë e saj, “San Siro”

- Bota Sot

Interi gati të festojë titullin kampion pas 40 vitesh në shtëpinë e saj, “San Siro”

Interi është shumë pranë shpalljes kampion të Italisë për herë të 21-të në histori.

Skuadra zikaltër mund të sigurojë matematikisht titullin të dielën, më 3 maj 2026, nëse mposht Parma në “San Siro”, ose edhe më herët në rast se Napoli dhe Milan nuk arrijnë të fitojnë ndeshjet e tyre.

Nëse kjo ndodh, do të ishte një moment historik për zikaltërit, të cilët nuk e kanë fituar matematikisht kampionatin në shtëpi që prej 28 majit 1989, kur triumfi 2-1 ndaj Napolit, me gol vendimtar të Lothar Matthäus, vulosi titullin e 13-të në histori.

Që nga ajo kohë, Inter ka fituar edhe 7 tituj të tjerë, por asnjëherë nuk i ka siguruar në “San Siro”. Edhe titulli i fundit u festua në këtë stadium, por në një ndeshje ku zikaltërit ishin në rolin e mysafirit ndaj Milanit.

Tani, skuadra është e vendosur të rikthejë festën e madhe në shtëpinë e saj. Madje, në ambientin zikaltër duket se është lënë mënjanë edhe supersticioni dhe kanë nisur përgatitjet për kremtimin e titullit.

Megjithatë, festa zyrtare mund të shtyhet. Plani është që gjithçka të kulmojë në fundjavën e 16-17 majit, pas ndeshjes ndaj Hellas Verona, kur pritet dorëzimi i trofeut në fushë. Më pas, shumë gjasa ka që të organizohet edhe një paradë festive me autobus të hapur në rrugët e Milanos, për të ndarë gëzimin me tifozët.



Read it all at Bota Sot