Olise: Kampionatet janë si dita me natën

- Bota Sot

Olise: Kampionatet janë si dita me natën

Sulmuesi i Bajern Mynihut, Majkëll Olise nuk i kurseu fjalët kur përshkroi kalimin nga Premier Liga në Bundesligë, duke e përshkruar hendekun midis dy ligave si “natë e ditë”.“Futbolli anglez lulëzon në kaos të organizuar. një ekosistem ku gjithçka është frenetike, agresive dhe fizike deri në atë pikë sa nuk lë kohë për të marrë frymë.

Në Premier Ligë, çdo prekje e topit bëhet një betejë për mbijetesë, me duele të vazhdueshme, presion mbytës dhe një betejë të ashpër për topat e dytë.

Nga ana tjetër, Bundesliga ofron një dimension më të hapur dhe të menduar mirë për lojën”, tha ai në një intervistë për Sky .

Talenti francez e përmblodhi analizën e tij me një kontrast të qartë, nëse në Angli futbolli është reagim i pastër, në Gjermani ka kontroll.

Edhe pse të dy turnetë përfaqësojnë elitën e botës, sfidat që ato paraqesin janë diametralisht të kundërta.

Për Olisen, kalimi në futbollin gjerman nuk ishte thjesht një transferim, por një zbarkim në mjedisin ideal për karakteristikat.



Read it all at Bota Sot