Trajneri favorit për të marrë drejtimin e Realit, po pëlqehet shumë nga Perezi

- Bota Sot

Trajneri favorit për të marrë drejtimin e Realit, po pëlqehet shumë nga Perezi

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka zgjedhur objektivin e tij kryesor për të zëvendësuar Alvaro Arbeloan si trajner dhe është një emër që pak kush do ta kishte pritur.

Vetëm tre muaj pasi ish-trajneri Xabi Alonso u largua nga posti i trajnerit të Real Madridit, klubi spanjoll tashmë është në kërkim të një tekniku të ri.

Që nga marrja e detyrës në janar, Arbeloa nuk ka arritur të bindë dhe pritet të shkarkohet në fund të sezonit.

Disa emra të mëdhenj janë lidhur me stolin e “Bernabeut”, përfshirë edhe ish-legjendën e Liverpoolit, Jurgen Kloppin, me Perezin që raportohet se është përfshirë personalisht në vendim.

Sipas raportimeve të fundit nga “The Athletic”, Perezi ka vendosur për një tjetër emër të madh të futbollit anglez, duke e bërë Jose Mourinhon kandidatin kryesor për rikthim në Madrid.

Ndryshe nga emërimet e kaluara, këtë herë vendimi për trajnerin e ardhshëm po udhëhiqet drejtpërdrejt nga Perezi, i cili thuhet se dëshiron ta rikthejë Mourinhon në “Bernabeu”, pavarësisht kundërshtimeve nga disa drejtues të tjerë të klubit.

Mes viteve 2010 dhe 2013, Mourinho e udhëhoqi Real Madridin drejt tre trofeve, përfshirë titullin e La Ligas në sezonin 2011/12, duke vendosur edhe rekord pikësh në kampionat.

Perez besohet se dëshiron ta shohë portugezin të fitojë edhe Ligën e Kampionëve me Real Madridin, trofeu i vetëm i madh që Mourinho nuk arriti ta ngrinte gjatë aventurës së tij të parë.

63-vjeçari aktualisht është trajner i Benficës, ku mori drejtimin në shtator me kontratë deri në qershor 2027.

Megjithatë, raportohet se kontrata e tij përmban një klauzolë largimi prej rreth 3 milionë eurosh, që do t’i lejonte Mourinhos ose Benficës të ndërprisnin marrëveshjen deri në 10 ditë pas ndeshjes së fundit të sezonit.

Mbetet e paqartë se si do të pritej rikthimi i tij nga tifozët e Real Madridit, duke pasur parasysh periudhën e tij të diskutueshme në klub, sidomos marrëdhënien e tensionuar me ish-kapitenin Iker Casillas.

Megjithatë, edhe pse ka mbështetjen e Perezit, ende nuk është e sigurt që Mourinho do ta marrë postin, pasi edhe emra si Mauricio Pochettino dhe Didier Deschamps mbeten në garë për stolin madrilen.



Read it all at Bota Sot