John Stones është lojtari i radhës që do të largohet nga Manchester City.
Pas Bernardo Silvës, as anglezi nuk do të vazhdojë kontratën e tij dhe kështu i jep fund aventurës së tij 10-vjeçare.
Stones, foli për herë të parë pas këtij zyrtarizimi, duke thënë se City do të jetë gjithmonë shtëpia e tij.
“Manchester City do të jetë gjithmonë shtëpia ime dhe jam mirënjohës, sinqerisht, nga thellësia e zemrës sime. Ky është ekipi im përgjithmonë, gjithmonë do të jetë dhe nuk mund të flas.
Nuk kam fjalë për të shprehur atë që ndiej dhe sa shumë e dua gjithçka në të”, u shpreh Stones.