Zjarr në një ndërtesë në ndërtim në Moskë, 7 të vdekur dhe 13 të plagosur

- Bota Sot

Zjarr në një ndërtesë në ndërtim në Moskë, 7 të vdekur dhe 13 të plagosur

Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe 13 të tjerë mbetën të plagosur pas një zjarri që shpërtheu në një ndërtesë në ndërtim e sipër në veri të Moskë, njoftuan autoritetet ruse, sipas TASS.

Sipas shërbimeve të emergjencës, flakët shpërthyen në një ndërtesë banimi shumëkatëshe të papërfunduar në lagjen Aeroport dhe u përhapën në katin e dytë dhe të tretë, duke rrezikuar jetën e dhjetëra personave që ndodheshin brenda.

Më shumë se 30 persona u shpëtuan nga vendi i ngjarjes, ndërsa besohet se deri në 200 persona mund të kenë qenë të pranishëm në momentin e shpërthimit të zjarrit.

Zjarrfikësit përdorën pajisje ngritëse për të arritur në katet e sipërme, ndërsa ekipet e shpëtimit operuan brenda ndërtesës së mbushur me tym të dendur.



Read it all at Bota Sot