Skandali i gjyqtarëve që ka shpërthyer në Itali me dizenjatorin Xhanluka Roki i cili akuzohet se ka favorizuar Interin apo ka marre vendime të paligjshme, është kthyer në temën më të gjerë të diskutimit përtej Adriatikut.
Dhe në këtë diskutim nuk mund të mos përfshihej edhe Luçiano Moxhi, ish-drejtuesi i Juventusit i cili u përjashtua nga futbolli në Itali pas skandalit të “Calciopoli” 20 vite më parë.
Në një editorial për “Libero”, ndryshe nga sa mendohej, ai ka mbrojtur Xhuzepe Marotën, figurën drejtuese të Interit, duke theksuar se gjithçka ka ndodhur që të largohej pikërisht ai nga drejtimi meqë ishte i aftë.
“Duan ta heqin qafe Marotën pasi është më i afti, pak a shumë siç më ndodhi mua. Ndryshimi mes meje dhe atij është se Marota ka një klub që e mbështet pak krahëve”, tha Moxhi i cili foli edhe për dizenjatorin e gjyqtareve, Roki, i cili është në qendër të skandalit.
“E njoh mirë dhe them që është një njeri i sjellshëm. Një person që nuk sheh askënd në fytyrë, as të atin dhe as të ëmën. Dhe nëse kritikon një gjyqtar se ka marrë vendime të gabuara, ka plotësisht të drejtë.
Nuk di detajet e hetimit por Roki është një person i aftë dhe për këtë jam i bindur.
Padyshim që tani ka një atmosferë të ndryshme, ekziston ndjesia e diçkaje si në kohën time
. FIllimisht duhet të zgjedhin presidentin e Federatës, ndaj ka një përplasje mes grupesh të ndryshme interesi.
Pastaj a ju kujtohet kur deshën të hiqnin qafe dizenjatorët Bergamo dhe Paireto sepse ishin në detyrë prej shumë vitesh?”, ishin fjalët e Moxhit.