Ravanelli habit për Zhegrovën, deklaratë që nuk pritej

- Bota Sot

Ravanelli habit për Zhegrovën, deklaratë që nuk pritej

Gjatë një interviste për “Gazzetta dello Sport”, ish-sulmuesi i Juventusit, Fabrizio Ravanelli, foli për disa lojtarë, duke nisur nga Jonathan David:

“Po, sezoni i tij është negativ. Ka shënuar disa gola, por nuk besoj se është lojtar për të fituar Champions-in apo tituj.

Në 30 vitet e fundit të historisë së Juventusit është e vështirë të gjesh sulmues që nuk kanë qenë vendimtarë. David e ka paguar shumë hapin e madh.

Një gjë është Lille, në një kampionat me më pak presion, tjetër është të bësh diferencën te Juventusi. Në Torino pesha e fanellës është më e rëndë, duhet personalitet i madh”.

Më tej ai komentoi edhe për Edon Zhegrova dhe Loïs Openda: “Zhegrova ka shumë më tepër personalitet se David dhe Openda, që më duken sikur nuk duan të marrin përgjegjësi. Zhegrovës do t’i jepja besim, do të doja ta shihja në një Juventus me mentalitet fitues”.

Në fund, për Kenan Yildiz: “Kenan është fenomen. Duhet ndërtuar ekipi rreth tij, por edhe me Conceição, Zhegrova e Boga. Yildiz është numri 10 i Juves, një fuoriklas”..



Read it all at Bota Sot