Parlamenti Evropian kërkon rritje të buxhetit afatgjatë nga viti 2028

- Bota Sot

Parlamenti Evropian kërkon rritje të buxhetit afatgjatë nga viti 2028

Parlamenti Evropian ka bërë thirrje për një rritje prej 10% të propozimit të Komisionit Evropian për buxhetin e ardhshëm afatgjatë të Bashkimit Evropian, që parashikohet të arrijë rreth 2 trilionë euro (2,3 trilionë dollarë), si dhe për krijimin e burimeve të reja të të ardhurave për bllokun.

Fondet shtesë do të mbulojnë periudhën nga viti 2028 deri në vitin 2034.

Parlamenti po bën përpjekje për vendosjen e një takse digjitale ndaj korporatave të mëdha si burim i ri financimi.

Në një votim të zhvilluar në Strasburg, 370 eurodeputetë mbështetën planin, ndërsa 201 votuan kundër dhe 84 abstenuan.

Eurodeputetët kërkuan gjithashtu rritjen e financimeve për bujqësinë dhe mbështetjen e rajoneve strukturore më të dobëta të BE-së.

Gjithashtu, Parlamenti Evropian synon që miliarda euro të marra borxh për fondin e rimëkëmbjes pas pandemisë së COVID-19, të mos përfshihen si zë në buxhetin e BE-së.

Më shumë fonde për bujqësinë

Buxheti shtatëvjeçar i BE-së mbetet një nga çështjet më të ndjeshme politikisht në Bruksel, me negociata që mund të zgjasin më shumë se dy vjet.

Procesi aktual nisi në korrik, kur Komisioni Evropian propozoi mbledhjen e rreth 2 trilionë eurove për projekte të ndryshme, përfshirë prokurimet në mbrojtje, politikat bujqësore, mbështetjen strukturore dhe programin e shkëmbimeve “Erasmus”.

Pjesa më e madhe e buxhetit të BE-së, tradicionalisht shkon për mbështetjen e fermerëve.

Parlamenti ka kërkuar investimin e afro 100 miliardë eurove më shumë për bujqësinë dhe rajonet me zhvillim të dobët, krahasuar me propozimin e Komisionit Evropian.



Read it all at Bota Sot