E rëndë në Turqi, i moshuari sulmon nëpunësin në zyrë me hanxhar

- Bota Sot

E rëndë në Turqi, i moshuari sulmon nëpunësin në zyrë me hanxhar

Një incident ka ndodhur në një ndërtesë qeveritare në Turqi, kur një burrë i moshuar hyri në ndërtesë dhe sulmoi një nëpunës civil me një hanxhar kasapi.

Ngjarja u regjistrua nga nje kamera sigurie.

Pamjet filmike tregojnë autorin e krimit duke iu afruar viktimës dhe duke e sulmuar atë, me tre kolegë të tij që reagojnë menjëherë.

Ata e ulin me qetësi në një vend, duke e çarmatosur, derisa më në fund mbërrijnë policia, teksa dallon dyshemeja e spërkatur nga gjaku. Autori i moshuar duket teksa i afrohet tinëz zyrtarit dhe e godet në kokë dy herë me hanxhar.

Motivet e sulmit mbeten të panjohura për momentin, si dhe nëse i moshuari është arrestuar.



Read it all at Bota Sot