Një tjetër yll i Cityt do të largohet në fund të sezonit

- Bota Sot

Një tjetër yll i Cityt do të largohet në fund të sezonit

John Stones ka njoftuar të martën se do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit, kur t’i skadojë kontrata aktuale.

Në moshën 31-vjeçare, Stonesi e lë klubin me 16 trofe, përfshirë gjashtë tituj në Premierligë dhe një Ligë të Kampionëve – të parin në historinë e Cityt.

Edhe pse ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm gjatë epokës së Pep Guardiolës, dëmtimet dhe problemet fizike e kanë ndjekur në sezonet e fundit.

Këtë sezon ai ka luajtur vetëm 15 ndeshje, duke qenë titullar në vetëm katër prej tyre – mungesa e vazhdimësisë ishte vendimtare që kontrata të mos rinovohej.

Largimi i tij vjen pas atij të Bernardo Silvës, i cili gjithashtu pritet të largohet nga City në qershor me përfundimin e kontratës.

Klubi anglez do të duhet të hyjë në merkato për të zëvendësuar mbrojtësin, ose të rikthejë Vitor Reisin, i cili këtë sezon është i huazuar te Girona.

Stonesi mbetet optimist për të siguruar një vend në Kupën e Botës këtë vit në SHBA, Meksikë dhe Kanada, dhe ishte pjesë e grumbullimit të fundit të trajnerit Thomas Tuchel për ndeshjet miqësore kundër Uruguajit dhe Japonisë.

Në total, Stonesi – i cili iu bashkua Cityt në vitin 2016 nga Evertoni për mbi 50 milionë euro – ka zhvilluar 293 ndeshje me “Qytetarët” dhe shpreson të largohet duke shtuar edhe disa trofe të tjerë.

Këtë sezon ai ka fituar tashmë Kupën e Ligës (Carabao Cup) dhe mund të largohet edhe me dy trofe të tjerë: FA Cup, ku City është në finale kundër Chelseat, si dhe titullin në Premierligë, ku aktualisht ndodhen në një garë të ngushtë me Arsenalin.



Read it all at Bota Sot