Gjyqtari i njohur kosovar, Egzon Dakaj është tërhequr nga ekipi i gjyqtarëve të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
Këtë e njoftoi vetë ai në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, duke i dhënë fund kështu karrierës së tij.
Shkaqet e tërheqjes së tij janë për arsye shëndetësore.
Të dashur shokë dhe shoqe nga komuniteti sportiv, për shkaqe të mija shëndetësore më nuk do të jem pjesë e referimit në FFK. Me respekt, Egzon Dakaj”, ka shkruar ai në Facebook.