Daku ndez polemika në Rusi

- Bota Sot

Daku ndez polemika në Rusi

Një moment interesant ka ndodhur me sulmuesin Mirlind Daku në barazimin 0-0 mes Rubin Kazan dhe CSKA Moskë në javën e 27-të të kampionatit rus.

Në pushimin e ndeshjes mesfushori i CSKA-së, Dmitry Barinov, iu drejtua Dakut me pyetjen:

“Pse po rrëzohesh?”. Episodi lidhej me fundin e pjesës së parë, kur sulmuesi kuqezi u rrëzua brenda zonës pas një kontakti në këmbë, duke pretenduar për penallti.

Dialogu mes dy lojtarëve ka tërhequr vëmendje, pasi tregon tensionin dhe debatet që shoqëruan një ndeshje shumë të luftuar, ku Rubin Kazan ishte pranë surprizës ndaj një rivali si CSKA Moskë.

Pavarësisht polemikave, sfida u mbyll pa gola, ndërsa skuadra e Dakut vazhdon të mbajë vendin e 7-të në renditjen e kampionatit rus.

Në javën e ardhshme, Rubin Kazani do të luajë në transfertë ndaj Baltika Kaliningrad, ku synon të rikthehet te fitorja, teksa Daku ende nuk ka shënuar pas rikthimit nga dëmtimi.



Read it all at Bota Sot