Përballje titanësh

- Bota Sot

Përballje titanësh

Mbrëmja europiane ndizet në Parc des Princes, ku Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich përplasen në aktin e parë gjysmëfinal të UEFA Champions League.

Një duel me peshë të jashtëzakonshme, ku të dy gjigantët kërkojnë të hedhin hapin e parë drejt finales.

Skuadra pariziene, e drejtuar nga Luis Enrique, vjen në këtë përballje me grupin e plotë dhe pa mungesa të rëndësishme, duke i dhënë teknikut luksin për të zgjedhur formacionin më të fortë të mundshëm.

Në krahun tjetër, bavarezët e Vincent Kompany përballen me disa probleme serioze në organikë. Mungesat e Serge Gnabry, Raphael Guerreiro, si dhe lojtarëve të rinj Lennart Karl dhe Tom Bischof, kufizojnë opsionet e trajnerit belg për këtë sfidë delikate.

Megjithatë, të dy teknikët nuk kanë rezervuar surpriza dhe kanë hedhur në fushë më të mirët e disponueshëm që nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare:

PSG: Safonov; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Mendy; Neves, Vitinha, Zaire-Emery; Doue, Dembele, Kvaratskhelia.

Bayern Munich: Neuer; Stanisic, Upamecano, Tah, Davies; Kimmich, Pavlovic; Olise, Musiala, Diaz; Kane.



Read it all at Bota Sot